Kompania gjermane “Veridos GmbH”, është zgjedhur nga Ministria e Punëve të Brendshme me procedurë të negociuar, për furnizim me pasaporta e materiale për letërnjoftim e patentë shofer. Vlera e tenderit kap shifrën e 4 milionë eurove
Ministria e Punëve të Brendshme ka përzgjedhur një kompani gjermane për furnizim me dokumente blanko, pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë.
Kjo ka ardhur pas një kohe të gjatë mungese të materialeve për lëshimin e dokumenteve identifikuese siç janë letërnjoftimi, pasaporta dhe patentë shoferi.
Me procedurë të negociuar e pa publikimit të njoftimit për kontratë, ministria që drejtohet nga Xhelal Sveçla ka shpallur fituese kompaninë “Veridos GmbH”, shkruan Gazeta Insajderi.
Furnizim me dokumente blanko, pasaporta, letërnjoftime dhe patentë shoferë kompania “Veridos GmbH”, pas nënshkrimit të kontratës që ka vlerën prej 4 milionë eurove.
Pas dy ditësh, pra me 14 dhjetor pritet nënshkrimi i kësaj kontrate dhe fundi i pritjes disa javore që kosovaret të mund të pajisen me këto dokumente.
Kohëzgjatja e marrëveshjes kornizë do të zgjas 12 muaj sipas publikimit të njoftimit në KRPP.
Lidhur me problemet për furnizim me këto dokumente, në Kuvendin e Kosovës ka folur edhe Ministri i Punëve të Brendhshme Xhelal Sveçla.
Situatën problematike ministri Sveçla e kishte lidhur me luftën në Ukrainë.
“Situata e krijuar nga lufta Rusi-Ukrainë dhe sanksionet që pësuan pastaj kanë ekspozu dobësitë ndaj sigurisë së furnizimit me lëndë të para kritike për prodhimin industrial,duke afektuar rëndë tregjet globale. Çrregullimi me lëndë të parë ka implikuar ekonomitë botërore, duke shkaktuar shqetësim global te të gjitha kompanitë ndërkombëtare, të cilat po dështojnë në përmbushjen e kërkesat për një gamë të madhe mallrash”, pati thënë Sveçla. /Gazeta Insajderi