Insajderi
Insajderi

4 turistë gjermanë shpëtohen nga kanioni i Langaricës

Insajderi
22 August 2022 - 22:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
4 turistë gjermanë shpëtohen nga kanioni i Langaricës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

4 turistë gjermanë, duke eksploruar me këmbë zonën në vendin e quajtur “Kanioni i Langaricës” në Përmet mbetën të bllokuar në pjesën e kanionit këtë të hënë për shkak të rritjes së nivelit të ujit në lumin e Langaricës, nga reshjet e shiut.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse dhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, kanë kontrolluar të gjithë zonën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Langaricës.

Falë punës së mirorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e 4 turistëve nga terreni i vështirë ku ishin bllokuar, të cilëve, më pas, u është ofruar asistenca mjekësore. Aktualisht të 4 turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjithashtu, Federata Shqiptare e Rafting ofroi mbështetje me pajisje të posaçme për ndërhyrjen në këto zona. DVP Gjirokastër fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112./Klan


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark