×
  • Lajme
  • Aktuale

    40 punëtorë të burgjeve të prekur me Covid-19 – Shërbimi Korrektues tregon për gjendjen e të burgosurve

    Insajderi
    24 November 2020 - 13:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xheneta Uka

    Aktualisht 40 punonjës të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë të prekur me Covid-19, pavarësisht kësaj asnjë i burgosur nuk është i infektuar me koronavirus.

    Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani vetëm 12 të burgosur kanë qenë të prekur me Covid-19, por të njëjtit janë shëruar.

    Këtë e ka bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi.

    “Nga fillimi i pandemisë e deri më sot ,12 persona të burgosur janë  prekur nga pandemia “Covid 19”, dhe të njëjtin janë shëruar plotësisht. Aktualisht në institucionet korrektuese asnjë i burgosur nuk rezulton pozitiv në “Covid 19” ka thënë Gashi për Insajderin.

    Ndërsa, nga stafi i SHKK-së aktualisht janë 40 punonjës të prekur me Covid0-19, PREtë cilët janë duke qëndruar në izolim.

    “Sa i përket stafit, deri më tani 117 punonjës të SHKK-së janë prekur me Covid 19, prej tyre 77 janë shëruar, ndërsa, 40 janë aktiv dhe të njëjtit janë vetëkarantinuar” ka shtuar më tej Gashi.

    Sipas Gashit, të gjitha institucionet korrektuese janë furnizuar me mjete mbrojtëse antiCovid dhe se gjendja është stabile dhe nën kontroll.

    Për shkak të situatës së krijuar, ShKK ka ndaluar përkohësisht vizitat familjare, vizitat e organizatave joqeveritare dhe vikendeve për të burgosur.

    Si alternativë komunikimi, në të gjitha institucionet korrektuese janë mundësuar telefonatat me të shpeshta dhe sistemi i komunikimit virtual përmes SKYPE sipas procedurave institucionale.

    Tutje, Gashi ka treguar se në raste se pranohet ndonjë i burgosur i ri, ai fillimisht futet në karantinë për të vazhduar me tej me procedurat.

    “Po ashtu, pranimet e reja, fillimisht i nënshtrohen fazës katërmbëdhjetë ditore të karantinimit për të vazhduar me vendosjen e rregullt”, ka thënë tutje Gashi.

    Aktualisht nëpër burgjet e Kosovës, janë 1468 të burgosur. Deri më tani, asnjë i burgosur dhe asnjë punonjës i institucioneve korrektuese nuk ka vdekur.

    Kosova regjistron 12 mijë e 618 raste aktive me Covid-19./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark