×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    40-vjeçarja që vrau motrën në Tiranë: U vetëmbrojta, na kërcënoi mua dhe mamanë

    Insajderi
    03 September 2023 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kjo është Amanda Pushani, 37-vjeçarja e cila u qëllua për vdekje me thikë nga motra e saj në Tiranë.

    Motra vret motrën në Tiranë/ Familjarët fshehën

    Ndërsa vajza në foton e mëposhtme, është autorja, Marsela Pushani, 40-vjeçe, tashmë në prangat e policisë pas krimit të rëndë.

    Motra vret motrën në Tiranë/ Familjarët fshehën

    Në dëshminë e saj, Marsela Pushani ka deklaruar se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe se nuk donte ta vriste motrën.

    Sipas saj, Amanda ishte e alkoolizuar dhe agresive në familje. Ditën e djeshme, kur ka ndodhur tragjedia, sipas dëshmisë së Marselës, Amanda ka kërcënuar ta vrasë atë dhe nënën.

    “Veprova në kushtet e vetëmbrojtjes, na kërcënoi se do na vriste. Prej më shumë se 10 vitesh motra Amanda Pushani ishte e alkoolizuar dhe problematike. Debatuam me të që të linte alkoolin, Amanda më kërcënoi mua dhe mamanë”, ka thënë 40-vjeçarja kur është marrë në pyetje nga policia.

    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 11:40 në rrugën “Hajdar Hidri”.

    Fillimisht u raportua për vdekje natyrale dhe familjarët tentuan ta fshihnin ngjarjen, por policia ka konstatuar se vdekja e 37-vjeçares ka ardhur si pasojë e një plage me thikë në stomak.

    Familjarë të tjerë të viktimës janë shoqëruar për tu marrë në pyetje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark