×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Video shantazhi / Shkëlzeni: Burri i Monikës u kap duke vjedhur me bllok në dorë

    Insajderi
    29 April 2024 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërsa fliste për marrëdhënien mes Berishës dhe Metës, të dy me gjyqe të hapura në SPAK, gazetari Adriatik Doçi foli dje edhe për një video, me të cilën kreu i PL-së ka kërcënuar më parë dhe kërcënon ish-kryeministrin Berisha.

    “Të mos harrojmë që Ilir Meta e shantazhon herë pas herë Sali Berishën. E ka shantazhuar edhe më parë.

    Fillimi i shantazhit ka nisur që në 2015-ën. Të gjithë e mbajnë mend kur Berisha nisi një sulm politik ndaj Metës, të cilin e akuzonte se kishte porositur vrasjen e Tom Doshit dhe Mhill Fufit.

    Ndërkohë Meta iu përgjigj duke e kërcënuar me publikimin e një videoje të Shkëlzen Berishës.

    Besohet se është një video kur Shkëlzeni paraqitet te Dritan Prifti duke kërkuar favore dhe duke bërë pazare me pasuritë publike.

    Nuk është bërë publike kjo video. E ka parë një rreth i ngushtë gazetarësh. Është parë në rrethet politike dhe mediatike, por nuk u bë publike sepse Sali Berisha u tërhoq, reflektoi pas atij shantazhi që i bëri Ilir Meta”, tha gazetari.

    Për çfarë videoje bëhet fjalë?

    Ekzistenca e kësaj videoje u përmend për herë të parë gjatë përplasjes në 2015 në Parlament mes Metës dhe Berishës.

    Ky i fundit e akuzoi Metën se kishte komplotuar vrasjen e Tom Doshit. Meta i tha të qepte gojën se do ti transmetonte videon e Shkëlzenit nga laptopi i Dritan Priftit.

    Kulmi i përplasjes së egër mes të dyve ishte seanca e 5 marsit 2015.Seanca u kthye në një arenë sharjesh, shpifjesh dhe shantazhesh.

    Berisha kërkoi dorëheqjen e Metës nga kryetar Kuvendi.Kreu i Kuvendit i është drejtuar ish-kryeministrit se “unë për ty bëj çdo sakrificë, por për Zenin nuk bëj më. E dhashë njëherë për Zenin.

    Pse Dritan Priftin i bën shantazh Shkëlzen Berishës, nuk kam pse të jap dorëheqje…”.

    Ilir Meta shtoi se Dritan Prifti ka video të Shkëlzen Berishës.Kjo gjë, sipas Metës, dihej edhe nga Berisha.

    “Shkëlzeni ka qenë në videot e Dritan Priftit. Ti më the që shiko çfarë më ka bërë ky budallai. Ti e di mirë këtë muhabet”, ka thënë Meta si replikë ndaj Berishës.

    Personi që njeh përmbajtjen e videos

    Një nga personat që ka parë videon është Spartak Braho.Braho madje ka kërkuar ta shfaq në Kuvend videon në fjalë. Spartak Braho tha se: “Nëse Berisha nuk ndalon të flasë, atëherë do të shfaq surprizën që kam për të, në një video-projektor në Kuvend“.

    Sipas tij e gjithë ajo histori është histori e një sekseri, që ka qenë djali i Berishës.

    Meta e ka ndaluar Brahon të ndezë projektorin ndërkohë që Berisha u largua në shtëpi, pasi mori vesh çfarë do të shfaqej.

    Më pas u rikthye sërish, pasi Meta nuk pranoi shfaqjen e videos.Spartak Braho u pyet dje nga DITA mbi përmbajtjen e kësaj videoje, por refuzoi të përgjigjej.

    Përmbajtja e videos

    Po çfarë ka në këtë video, ku dhe kur është bërë ajo?

    Video daton në vitin 2011, pra mbahet e fshehur prej 13 vitesh. Është regjistruar në zyrën e ish-ministrit Prifti. Sipas të dhënave Dritan Prifti ka regjistruar veten dhe Shkëlzenin ndërsa ky i fundit kërkon një koncesion hidrocentrali. Në video përmendet një tarifë ryshfeti.

    Reagimi i Shkëlzenit

    Shkëlzen Berisha ka reaguar pas akuzave, se ai është i përfshirë në videot e Dritan Priftit.

    Ai sulmon Metën, por nuk thotë asnjë fjalë për videot.“Gjithë bota, e dëgjon me zë dhe e sheh me figurë, duke vjedhur me bllok në dorë, por Iliri thotë se paska dhënë dorëheqjen për Shkëlzenin.

    Gjithë bota dëgjon sesi akuzohet me zë dhe figurë për vrasje, por kësaj radhe nuk e jep dorëheqjen prej Shkëlzenit.

    Që nuk vlen as për kryetar partie e as për kryetar parlamenti kjo është krejt e qartë, dilema ngelet nëse në krye të parlamentit është burri Monikës apo shërbëtori i Shkëlzenit”, shkruan ai.

    Ndërsa Berisha tha për të birin, se “ai i ishte lutur që të mos e shkarkonte Metën”, por e kishte refuzuar këtë gjë.

    Reagimi i Metës

    Këshilltari i ish-kryeparlamentarit, Ilir Meta ka reaguar gjithashtu në atë kohë lidhur me replikat në distancë mes djalit të ish-kryeministrit Berisha dhe kryetarit të Kuvendit.

    Në një reagim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Emiljano Aleksi sulmon Shkëlzen Berishën duke thënë:

    “Si mund të flasë dikush kur familjen e ka kthyer si Butik Blloku”.

    “Po Shkëlzeni burri i kujt është…i Sadijes apo i Arminës..?!

    Si mund të flasë dikush kur familjen e ka kthyer si Butik Blloku.. Për Metën familja është kryevepra e natyrës…Shkëlzen…Për gjërat më të bukura duhet të luftosh për t’i pasur… dhe kur i ke, duhet të luftosh për t’i mbajtur..!”, – shkruan Emiljano Aleksi.

    Më herët, Shkëlzen Berisha në një postim në Facebook, duke mohuar akuzat e Metës, shkruan se dilema e vetme tashmë mbetet të kuptohet nëse në krye të Kuvendit është “Burri Monikës, apo shërbëtori i Shkëlzenit”?

    Skandali i Panamasë

    Skandali i Panamasë, që zbuloi paratë e fshehura të elitës botërore, përfshin në listën e saj edhe një shqiptar, të lidhur ngushtë me qeverinë Berisha.

    Ai është Ismail Mulleti, një biznesmen dhe ndërtues në vitet ’90, dhe ish-aksioner i një prej hoteleve më të rëndësishme në Tiranë “Hotel Tirana”.

    Por këto biznese janë thërrime përballë kompanisë GFI Techologies, ku ai është bashkëpronar. GFI Albania, nëpërmjet një kontrate 10- vjeçare që kushton 150 milionë euro, duhej të ngjyroste naftën në përputhje me qëllimin e përdorimit, me synim eliminimin e abuzimit me cilësinë e destinacionit dhe në fund shmangien e taksave.

    Pikërisht me këtë qëllim asaj iu dha koncesioni në javët e fundit të qeverisë Berisha. Gazetari i njohur Mero Baze, i informuar rreth kësaj çështje shkruan: “Ismail Mulleti është mbulesa e Genc Pollos në çdo biznes që nga viti 1996 dhe konçesioni i ngjyrosjes është njeriu që mbulon Shkëlzen Berishën.

    Lekët i paskan çuar deri në Panama po këta nuk duhen çuar aq larg. S’është keq Burgu Bënçës”.

    Ky koncesion ka ngjallur shumë debate në vend. Që nga mënyra si u dha nga qeveria Berisha, që nga pikëpyetjet se kush fshihej pas tij e deri tek marrëdhëniet e dyshimta që ai krijoi me qeverinë e re, që në fillim tha se do ta anulonte.

    GFI Technologies u regjistrua në maj të vitit 2013 në Anguilla për të investuar në Shqipëri. Ajo ka përdorur një skemë të pastër riciklimi parash dhe mënyre për të shmangur taksat.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark