Insajderi
Lajme

47 vjet burgim për grupin e “Badovcit”

Insajderi
18 July 2016 - 15:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pesë të akuzuarit në rastin e njohur  si “Badovci” , Besnik Latifi, Gazmend Haliti, Milazim Haxhiaj, Fehmi Musa dhe Enis Latifi janë shpallur fajtor, njofton Klan Kosova, transmeton Insajderi.

Besnik Latifi është dënuar me 13 vjet burgim, Gazmend Haliti 12 vjet, Milazim Haxhija me 10 vjet, Enis Latifi me 8 vjet burgim dhe Fehmi Musa me 4 vjet.

Ata janë gjetur fajtor se në bashkëkryerje kanë frikësuar popullatën si dhe kanë përgatitur veprën terroristë me ikonografinë e ISIS-it për të dëshmuar besnikërinë dhe shtrirjen e tyre edhe në Kosovë.

Të akuzuarit ngarkohen me veprën penale për terrorizëm kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. /Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark