×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    48-vjeçari vret nënën e tij dhe më pas telefonon policinë

    Insajderi
    14 October 2022 - 08:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 48 vjeçar në Itali ka vrarë nënën e tij 85-vjeçare dhe më pas e thirri policinë.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Arezzo-s, në Subbiano,  (Itali) në një shtëpi ku jetonin nënë e bir.

    Burri, një 48-vjeçar i njohur për problemet e varësisë, më pas u dërgua fillimisht në spital dhe më pas në kazermën në Arezzo: për të sqaruar nëse tentoi vetëvrasjen pasi shkaktoi vdekjen e nënës së tij.

    Sipas asaj që doli në atë kohë, gruaja u rrah për vdekje, me sa duket në një sulm të tërbimit pas një sherri.

    “Kam vrarë mamin hajde”, tha ai dhe burri në telefon me 112 rreth mesnatës.

    Në vendngjarje ka shkuar edhe prokurorja kujdestare Françeska Eva. /Abcnews.al./

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark