×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Arrestohet në Pejë, i dyshuari për vrasje në Amerikë

    Insajderi
    26 April 2024 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, ai po dyshohet për një vrasje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Insajderi.

    Personi që prangos mësohet se është Ahmet Gashi. Ai u arrestua në bazë të një urdhër arrestit ndërkombëtar, mbrëmë në Pejë.

    Gjatë kontrollit në automjet i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me njëzet e shtatë fishekë (27).

    Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48-orë, bën me dije policia përmes raportit 24 orësh.

    Vrasja dyshohet të ketë ndodhur me 31 dhjetor të 2006-ës në Bronx të Nju Jorkut.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark