Barry Schwartz kur ishte njëherë i ftuar në platformën e njohur TED Talk, foli për paradoksin e zgjedhjeve, duke e elaboruar se sa më shumë opsione aq më problem është që njerëzit të zgjedhin, po ashtu mundësia e gabimit në zgjedhjen e tyre është më e madhe.
Në Kosovë, si vend në zhvillim, duket se secili institucion, secila veprimtari po mundohet të gjejë identitetin e vetë duke ju përshtatur normave kosovare, kushteve evropiane dhe krenarisë amerikane, e ca etikë angleze.
Në Riinvest ne e kemi gjetur identitetin tonë në atë lloj të arsimit që jep rezultatete cilësore me të cilat me krenari ne mburremi edhe sot.
Nga shumë projekte e risi që i kemi sjell në vitet e fundit, ne sot qendrojmë krenarë me programet tona master të cilat i ofrojmë. Për të qenë sa më konciz dhe të kuptueshëm, ne e kemi ngushtuar listën tonë të arsyeve se pse duhet të studioni master në Riinvest.