×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    5 dhuratat që njerëzit urrejnë t’i marrin

    Insajderi
    22 December 2021 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    E dimë që rëndësi ka mendimi.

    E dimë edhe që dhuratat i pranon edhe mbreti. Dakord, qëndron. Kjo është arsye pse shumë njerëz vështirë të thonë një dhuratë specifike të cilën nuk e preferojnë, sepse janë mirënjohës dhe e vlerësojnë.

    E megjithatë, një sondazh i Consumer Reports hodhi një vështrim  të përgjithshëm se cilat janë dhuratat tona më pak të preferuara. Hidhini një sy listës me 5 dhuratat që morën pak më shumë mospëlqime nga njerëzit.

    5 – Artikuj kuzhine

    Problemi është se shumica e pajisjeve të kuzhinës janë pikërisht pajisje kuzhine dhe shumë njerëz thjesht nuk shpenzojnë kohë të mjaftueshme në kuzhinë për të shijuar shtrydhësen e frutave apo kubet e akullit në formë ylli.

    4 – Libra

    E vërtetë, pak e çuditshme kjo! Ndoshta sepse jo të gjithë kanë kohë (ose dëshirë) të lexojnë libra. Shtojmë këtu edhe faktin që mund të jetë një libër që e kanë në bibliotekë ose një libër të cilin nuk do ta lexojnë kurrë. Megjithatë ne themi të rrezikoni nëse e njihni mjaftueshëm që të dini se çfarë lexon.

    3 – Zbukurime për shtëpinë

    Qirinj, korniza fotografish dhe tabela me shkronja janë gjithashtu dhurata jo fort mbresëlënëse. Ata që adhurojnë dekorin e shtëpisë, me siguri kanë çdo gjë kështu që dhurata mund të jetë thjesht e panevojshme.

    2 – Lule/bimë

    Një dhuratë e zakonshme, lulet dhe bimët duken bukur, por kërkojnë pak mirëmbajtje dhe shpesh do të thotë se dhurata është jetëshkurtër.

    1 – Pije alkoolike

    Duket si dhurata e pëlqyeshme apo jo? Epo ja që nuk është sepse pothuajse të gjithë kanë një të preferuar dhe me gjasë nuk do të jetë ajo që keni blerë ju.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark