Reperi i njohur amerikan, 50 Cent, është ftuar në gjykatë për të dëshmuar rreth disa fotografive të cilat i kishte publikuar në rrjetet sociale, ku shihej i mbuluar me para.
Ai ka deklaruar se paratë në të cilat shihen në fotografi nuk janë të tij. Ato janë fals dhe këtë e bënë vetëm për të fituar vëmendje.
“Kjo nuk nënkupton se po e fsheh pasurinë dhe nuk kam gënjyer që kam falimentuar”, i ka thënë reperi gjykatës.
Reperi 50 cent shpalli falimentimin vitin e kaluar, pasi një gjykatë në New York i kishte kërkuar që ai të paguante 7 milionë dollarë një gruaje, që kishte thënë se ai ka postuar një video të saj intime online.
Tani kur ai u pa me shuma të mëdha të parave, i mbetet gjykatës të vendosë nëse artisti ka gënjyer kur shpalli falimentimin./Insajderi.com