×
  • Lajme
  • Lajme

    500 euro gjobë dhe 5 pikë negative për pejanin, po voziste në masë mbrojtës

    Insajderi
    11 April 2024 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës e ka gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative dhe gjashtë muaj masë mbrojtëse një qytetar nga Peja.

    Pas një kontrolli rutinor i njëjti është kapur duke drejtuar automjetin, edhe pse kishte masë mbrojtëse.

    Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Policia ka bërë me dije se të njëjtit i është bërë tërheqja e automjetit.

    “Me datё 10.04.2024, pas njё kontrolli rutinor nga zyrtarët Policor tё Njёsisё Rajonale tё trafikut rrugor DRP Pejё, ёshtё vërtetuar se vozitёsi i mjetit drejton mjetin ne masё mbrojtёse, tё njëjtit iu ёshtё bёrё tërheqja e automjetit me automjet tёrheqёs sipas ligjit nё fuqi. Kundёrvajtёsit iu ёshtё shqiptuar gjoba: 500 euro, 5 pikё negative dhe 6 muaj masё mbrojtёse”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark