Në Ferizaj të drejtën për votim e kanë shfrytëzuar mbi 58 për qind e qytetarëve, deri më tani.
Sipas statistikave të publikuara në kohë reale në platformën e Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ), 53 mijë e 777 ose 51,37% e ferizajasve kanë dalë që të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.
KQZ ka përpunuar 100% të votave në këtë komunë. Të drejtë vote këtë vit në Ferizaj kanë pasur 104 mijë e 688 persona.
Ndryshe, në krejt Kosovën kanë dalë të votojnë 46.90% të votuesve, ose 827 mijë 644.