×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    6 cilësitë që duhet t’i ketë një shkollë e gjuhëve

    Insajderi
    05 December 2017 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të gjesh shkollën e duhur të gjuhëve në Kosovë është mjaft e vështirë për shkak të numrit të madh të institucioneve të tilla që ofrojnë kurse gjuhësh. Edhe më të vështirë këtë përpjekje e bën fakti që në Kosovë shkolla/kurse të tilla mund të operojnë vetëm me një certifikatë biznesi – madje shpesh edhe pa një të tillë. Për t’u siguruar që shkolla dhe kursi që ju do zgjidhni do i plotësojë nevojat tuaja në mënyrën më të mirë të mundshme duhet t’i besoni vetëm një institucioni i cili ka këto cilësi:

    1. Akreditimi i duhur

    Shkollat më të mira të gjuhëve inspektohen dhe akreditohen rregullisht nga trupa akredituese të huaja dhe vendore. Në Kosovë organi akreditues për këto shkolla është Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Sa u takon agjensive të huaja akredituese, ndër më prestigjiozet jane EAQUALS dhe IALC.

    1. Mësues të kualifikuar

    Mësuesi është faktori kyç, me ndihmën e të cilit studentët mësojnë ose përmirësojnë gjuhën e synuar. Për këtë arsye, përvoja dhe kualifikimet e tyre të certifikuara janë të domosdoshme. Fakti që  shumë shkolla nuk ofrojnë informata mbi personelin mësimdhënës duhet t’ju bëjë të mendoheni mirë para se të vendosni të regjistroheni.

    1. Madhësi optimale e grupeve

    Numri i studentëve në grup ndikon drejtpërdrejt mbi kohën që do ju vihet në dispozicion gjatë mësimit. Shkollat serioze kanë rregulla strikte për madhësinë e grupit, e cila nuk duhet t’i kalojë 15 studentë.

    1. Ndërtesa dhe pajisje adekuate

    Nuk ka student i cili do zgjidhte një shkollë me klasa të vjetëruara para një shkolle me mjedise  të mirëmbajtura dhe të pajisura me mjetet e nevojshme. Shkollat serioze sot ofrojnë materiale dhe pajisje moderne të cilat padyshim që ndihmojnë në realizimin e objektivave gjuhësorë.

    1. Vlerësim i njohurive paraprake, i progresit dhe vlerësim përfundimtar

    Përcaktimi i nivelit të saktë të njohurive gjuhësore përmes testeve pranuese është parakusht për t’u dhënë mundësi reale studentëve të japin më të mirën e tyre për të arritur objektivat e synuar. Në këtë rrugëtim, vlerësimet e shpeshta u mundësojnë atyre dhe mësuesit të personalizojnë metodat dhe qasjen për të arritur këta objektiva. Gjithashtu, edhe një vlerësimi përfundimtar objektiv dhe i bazuar në procedura transparente i rrit vlerën certifikatës të lëshuar nga institucioni.

    1. Program jashtëmësimor me aktivitete sociale dhe kulturore

    Pavarësisht programit gjuhësor që ofron shkolla, një program jashtëmësimor i mirëmenduar është një vlerë e pazëvendësueshme për studentët. Aktivitetet shoqërore dhe kulturore janë jo vetëm argëtuese, por edhe rrisin kohezionin brenda grupit si edhe i ekspozojnë studentët ndaj njohurive sociolinguistike në gjuhën e synuar.

    Pasi t’i merrni parasysh këta faktorë në përzgjedhjen tuaj, nuk do ndiheni më të kurthuar nga ofertat e panumërta me çmime qesharake e premtime edhe më qesharake. Natyrisht që në Kosovë ka edhe shkolla gjuhësh mjaft cilësore, edhe pse shumë të pakta në numër. Pashmangshëm ne kërkimin tuaj për një prej tyre do bindeni që për nga cilësia atyre u prin New Age School. E themeluar në 2004 ajo është shkolla që mishëron të gjitha cilësitë e mësipërme. Do ju mjaftojë të flisni me cilindo student që ka kaluar përmes dyerve të saj dhe të kuptoni që New Age është shkolla e duhur për ju.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark