×
Show / Fashion

6 mënyra për të ndërmarrë më shumë iniciativa në punë

Insajderi
23 July 2020 - 13:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Iniciativat janë shumë të rëndësishme në një vend pune. Pikërisht kjo është njëra prej cilësive që e bën një punëtor të vlefshëm dhe të rëndësishëm për kompaninë/organizatën. Kompanitë janë gjithmonë në kërkim të punonjësve që janë krijues, aktivë dhe nuk hezitojnë të shprehin ide apo të marrin iniciativa.

Këtu gjeni 6 këshilla që ju ndihmojnë të ndërmerrni më shumë iniciativa në punë.

Bëni më shumë se sa që kërkohet

Një cilësi e rëndësishme në punë është të qenurit produktiv. Mirëpo, edhe kolegët e tjerë mund të jenë shumë produktiv në punën e tyre. Prandaj, në mënyrë që të dalloheni mundohuni të bëni diçka shtesë gjatë gjithë kohës. Një rregull i rëndësishëm është të përqendroheni në fushat ku mund të gjeneroni më shumë rezultate.

Mendoni si pjesëtar i ekipit, jo si punëtor

Rezultati nuk është i njëjtë nëse nuk përkushtoheni në diçka sikur të ishte e juaja. E njëjta gjë vlen edhe për vendin e punës. Kur merrni iniciativa, mendojeni veten sikur anëtar i ekipit. Kjo nënkupton që çdo sukses, çdo arritje e organizatës apo kompanisë është edhe e juaja. Rritja e kompanisë do të çojë edhe në rritjen tuaj personale.

Flisni dhe ndani idetë e juaja me të tjerët

Nëse keni një ide, mos prisni për ta shpehur por bëjeni menjëherë. Gjithmonë është nevoja për koncepte dhe ide të reja. Nëse sugjerimet tuaja bazohen në hulumtime të gjera dhe fakte adekuate, atëherë do të keni shansa t’i realizoni ato në të ardhmen e afërt.

Konsideroni çdo mundësi

Njerëzit e mençur shfrytëzojnë mundësitë që ju jepen. Kështu që, bëni zakon ta pyesni vazhdimisht veten: “Si mund të rritem nga kjo situatë?”. Nëse është e nevojshme, bëni këtë pyetje herë pas herë dhe gradualisht do ta merrni një përgjigje. Kësisoji, mund të zbuloni mundësi për të marrë përsipër detyra të reja që mund t’ju hapin rrugë të reja në karrierë. E tëra që duhet të bëni është të analizoni situatat dhe kapni shanset që ju jepen.

Përgatituni gjithmonë

Mundohuni që ta sfidoni dhe zhvilloni veten gjatë gjithë kohës. Fitoni aftësi të reja dhe perfeksiononi ato. Në këtë mënyrë, ju do të fitoni më shumë njohuri dhe vetëbesim për të marrë më shumë iniciativa në projektet e tanishme apo ato të së ardhmes. Duke e përgatitur veten, do të rriteni vazhdimisht dhe do të përfitoni nga të gjitha mundësitë që ju jepen.

Bëni pyetje

Për të ndërmarrë iniciativa duhet të dini se si funksionojnë gjërat dhe si mund t’i përmirësoni ato. Andaj, analizoni gjithçka që ndodhë përreth në mënyrë që të keni më shumë mundësi, jeni kurreshtar dhe bëni pyetje që të mësoni më shumë. Krejt kjo do të sjellë ide të reja dhe në këtë mënyrë do të mund të kontribuoni më shumë në organizatë apo kompani./AkademiPune/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark