×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    6 viktima e 363 raste të reja me koronavirus në Kosovë

    Insajderi
    16 January 2021 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 viktima dhe 363 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

    Kështu ka njoftuar Instuti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një postimi në Facebook.

    Në 24 orët e fundit u shëruan edhe 418 ersona, ndërsa 5 mijë e 103 raste janë aktive.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 363 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç)”, thuhet ne postim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark