×
  • Lajme
  • Insajderi

    Çdo 24 minuta nga një aksident, çka ka ndodhur dje me shofert në Kosovë

    Insajderi
    22 January 2022 - 12:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka kërkuar kujdes të shtuar nga të gjithë drejtuesit e automjeteve gjatë kësaj periudhe me borë dhe ngrica, por për qytetarët nuk po vlejnë këto rregulla.

    Vetëm në 24 orët e fundit nëpër rrugët e Kosovës ka ndodhur 60 aksidente trafiku, shkruan Insajderi.

    Sipas llogaritjeve, i bije se çdo 24 minuta ka ndodhur nga një aksident.

    Sipas raportit 24 orësh të policisë, 20 aksidente trafiku janë me të lënduar ndërsa 49 aksidente vetëm me dëme materiale.

    Po ashtu, janë shqiptuar 1 mijë 357 gjoba për shoferët.

    Një pjesë e madhe e rrugëve në Kosovë janë të kalueshme vetëm me pajisje dimërore, ndërsa në shumicën e tyre ka borë e akull.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark