×
  • Lajme
  • Lajme

    Presidenti i Kosovës: Nuk ka identitet kosovar

    Insajderi
    19 October 2016 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar rreth debatit të fundit mbi identitetin kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve duke thënë se “ka identitet shtetëror por nuk ka identitet kosovar”

    “Ka identitet shtetëror nuk ka identitet kosovar dhe nuk mund të ndërtohet identiteti kosovar”, ka thënë Thaçi.

    Sipas presidentit, shqiptarët duhet të jenë krenar që kanë dy shtete.

    “Ka pasur edhe tentime të nderohet edhe një identitet jugosllav, por kanë dështuar. Por identitet të kombit të Kosovar nuk ekziston në kokat e shëndosha as në Kosovë as në Shqipëri”, ka thënë presidenti në “Opinion”.

    Thaçi ka kritikuar edhe shqiptarët e Shqipërisë, të cilët u referohet shqiptarëve të Kosovës si kosovarë.

    “Kjo duhet të hiqet mendoj, jemi të gjithë shqiptarë”, ka thënë Thaçi, teksa ka shtuar se ata që pretendojnë ta cenojnë identitetin shqiptar e kanë gabim.

    Ndërsa ekipit të futbollit të Shqipërisë i është referuar si kombëtare ndërsa ekipit të Kosovës si përfaqësuese.

    Në këtë mënyrë i referohet edhe Lëvizja Vetëvendosje kësaj teme.

    “Do të dëshiroja që të kishim edhe një Qeveri…”, ka thënë Thaçi./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark