×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    7 drejtorë e lanë mandatin në gjysmë – kryetari i Vushtrrisë flet për Insajderin

    Insajderi
    27 October 2023 - 16:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë bërë dy vite që kur Partia Demokratike e Kosovës ka fituar zgjedhjet lokale për një mandat katërvjeçar në krye të komunës së Vushtrrisë. Por, disa nga personat e përzgjedhur për të udhëhequr me drejtoritë në këtë komunë e lanë në gjysmë mandatin e tyre. Nga 12 drejtori, drejtorët e 6 prej tyre dhanë dorëheqje, derisa një drejtoreshë u shkarkua.

    Përkatësisht bëhet fjalë për këto drejtori: Drejtoria për Inspektim, Drejtoria për Buxhet, Financa dhe Thesar, Drejtoria e Arsimit, Drejtoria për Prokurim publik, Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

    Këtë e ka konfirmuar për Insajderin edhe kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili ka thënë se e ka shkarkuar vetëm drejtoreshën e Inspeksionit, ndërsa drejtorët tjerë kanë dhënë dorëheqje.

    Drejtoresha e parë e arsimit ka dhanë dorëheqje vetë. Drejtorin e dytë të arsimit e kemi marr nga shoqëria civile, ka dhënë dorëheqje për arsye personale. E kam mbështet fuqimisht dhe kemi bashkëpunuar. Drejtorin e Kadastrit e kam dërgu në Prokurim, kur është shku ka qenë pa licencë dhe pas dy mujve është licensu. Ndërsa, drejtorin e Prokurimit e kam dërgua tash në Drejtorinë për Arsim“, u shpreh ai.

    Sot është emëruar drejtori i tretë me radhë në krye të drejtorisë së arsimit. Ai është Albanez Tahiraj.

    Sot drejtori i Prokurimit, Albanez Tahiraj është emru drejtori i Arsimit. Të vetmin që e kam shkarkuar është drejtoresha e Inspeksionit, krejt të tjerët kanë dhanë dorëheqje. Drejtori i Prokurimit ka dhanë dorëheqje për shkaqe shëndetësore, Drejtorin për buxhet dhe financa e kam qit tash në Drejtorinë për Kadastër. Drejtori i Shëndetësisë ka dhënë dorëheqje”, deklaroi Idrizi për Insajderin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark