×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    700 mijë euro për ndërtimin e Bibiliotekës në Mitrovicë- Komuna tejkalon vlerën e parashikuar

    Insajderi
    18 October 2023 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gati 700 mijë euro po i kushton Komunës së Mitrovicës ndërtimi i bibliotekës së qytetit “Latif Berisha”. Kontrata e nënshkruar pak ditë më parë tejkalon për 204 mijë euro vlerën e parashikuar.

    Gazeta Insajderi

    Thirrja për aplikim për tenderin për ndërtimin e objektit të bibliotekës u hap me 10 korrik 2023. Vlera e parashikuar e këtij tenderi ishte saktësisht 495,000,00 euro.

    Por, tenderi i dhënë për ndërtimin e bibliotekës tejkaloi shifrën e paraparë për 204 mijë euro më shumë. Kontrata e nënshkruar për këtë projekt kushtoi plotë 699,486.85 euro.

    Grupi i operatorëve ekonomik të kontraktuar për projektin në fjalë janë: ”Triangle SH.P.K; AAB Construction SH.P.K, Hidro Project SH.P.K.”. Kompani kjo me seli në Suharekë.

    Sipas kontratës së publikuar, punimet e këtij projekti duhet të kryhen për 15 muaj.

    Ndërkohë, gjashtë ditë më parë kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza vuri gurthemelin për ndërtimin e bibliotekës së qytetit. Hamza ka thënë se pret që ky projekt të kryhet në fillim të vitit 2025.

    Nuk dihen arsyet pse kontrata e nënshkruar është tejkaluar për mbi 200 mijë euro.

    Gazeta Insajderi ka kontaktuar zyrtarët komunal të Mitrovicës për ta pyetur lidhur me çështjen në fjalë, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

    Kështu pritet të duket projekti në fjalë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark