×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi fiton bindshëm, pret gabimin e Barcelonës

    Insajderi
    04 May 2024 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La Liga.

    “Los Blancos” triumfuan pastër 3:0 ndaj Cadizit në javën e 34-të, duke iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në elitën e futbollit spanjoll.

    Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, ndonëse të bardhët e administruan ndeshjen.

    Brahim Diaz zhbllokoi shifrat me një gol të bukur në minutën e 51-të të ndeshjes.

    E tre minuta pasi u inkuadrua në lojë, Jude Bellingham shënoi në minutën e 67-të për 2:0.

    Ai u asistua nga Brahim Diaz që pati një paraqitje fantastike.

    E krejt në sekondat e fundit, Real Madridi shënoi edhe njëherë tjetër përmes Joselu.

    Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 87 pikëve në vendin e parë, 14 më shumë se Barcelona që luan pas pak.

    Në rast barazimi apo humbje të katalonasve, Real Madridi edhe matematikisht shpallet kampion, katër xhiro pa përfunduar sezoni.

    Kurse me këtë humbje Cadizi mbetet në zonën e kuqe në vendin e 18-të me 26 pikë, pesë më pak se Celta Vigo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark