×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “9 muaj kam nejt veç vet në barkun e nanës”- Kaderit ia kujtojnë fjalinë e famshme

    Insajderi
    23 January 2024 - 11:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmë e eliminuara e radhës nga shtëpia e “Big Brother Vip kosova” ishte Kader.

    Kaderi ishte njëra nga konkurrentet e cila krijoi lidhje brenda shtëpisë me banorin tjetër Lumbardhin.

    Ajo gjithashti njihet edhe për sinqeritetin e saj, edhe për gjërat interesante që i thoshta ndonjëherë.

    Kader njëherë përgjatë një bisede me Blerandon kishte thënë: “Nëntë muaj ditë, në bark të nënës time unë vetëm kam qëndruar, se kam pasur askënd, as motrën time se kam pasur.”

    Kjo thënie e saj u bë virale, duke u komentuar, e duke u shpërndarë gjerësisht nëpër rrjete sociale.

    Mbrëmë, pasi u eliminua, në studio Nderimi i cili po zëvendësoi përkohësisht Bledi Manen, ia kujtoi bukuroshes këtë fjali asaj, duke i treguar që është bërë “meme”.

    Kaderi kishte harruar që kishte thënë kështu, por dukej se nuk e brengoste ky fakt, pasi bukuroshja, e përsëriti dhe qeshi edhe vetë.

    Ka mbetur edhe pak ditë që ky spektakël të mbarojë dhe të shihet se kush do të jetë fitues i çmimit të madh. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    02 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark