×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “9 persona ishin brenda, 3 u lënduan” – Policia jep detaje për rënien e ashensorit në “Emshir”

    Insajderi
    10 April 2023 - 14:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona janë lënduar mbrëmë në lagjen Emishir si pasojë e rënies së ashensorit, shkruan Insajderi.

    Të njëjti kanë pranuar tretman mjekësor.

    Detaje ka dhënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti e cila ka konfirmuar se gjithsej në të ndodheshin 9 persona.

    “Dje rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një incident (rënie e ashensorit) në lagjen Emshir në Prishtinë, saktësisht në një ndërtesë në rrugën “Hysni Gashi” ku janë lënduar 3 nga 9-të personat të cilët ishin në një ashensor”, ka konfirmuar Ahmeti për Insajderin.

    Ajo ka bërë me dije që policia në koordinim me prokurorinë dhe institucionet kompetente po merren me rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark