×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    9 të vdekur dhe mbi 20 mijë të evakuuar nga përmbytjet në Itali

    Insajderi
    18 May 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lugo është një nga qytezat e shumta të Italisë që u zgjua me nivelin e ujit deri në fyt.

    Në këtë dhe rajone të tjera të vendit, në 36 orë ka rënë shi sa për 6 muaj. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë përmbytur çdo gjë që u ka dalë përpara.

    Të paktën 9 persona kanë vdekur dhe mbi 20 mijë të tjerë janë evakuuar. Ndërkohë, dhjetëra mijëra shtëpi kanë mbetur pa elektricitet dhe shërbimet e emergjencës janë të mbingarkuara.

    Dëmet materiale arrijnë në miliona euro. edhe pse është ende herët për të përcaktuar kuotën e saktë, presidenti i Emilia Romanjës vlerëson se në këtë rajon ajo do të shkojë në disa miliardë euro.

    Por fenomeni nuk është kufizuar vetëm në veri apo në pjesën qendrore të vendit. Edhe në Napoli ka pasur përmbytje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark