×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mbi 1 mijë e 300 viktima nga koronavirusi në SHBA për 24 orë

    Insajderi
    08 August 2020 - 19:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Brenda 24 orëve të fundit në SHBA janë regjistruar 1.308 viktima si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19, duke e çuar në 164.144 numrin e viktimave në total.

    SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

    Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 64.771, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.098.494, raporton ALSAT.

    Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,6 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 63,9 milionë.

    Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 549.694 raste të konfirmuara.

    Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 2.967.064 raste dhe India me 2.108.705./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark