×
  • Lajme
  • Lajme

    Albin Kurti antiamerikan? Reagon ashpër njeriu i afërt i tij

    Insajderi
    16 September 2020 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari Special i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha ditë më parë se është gjithmonë e sigurt që Albin Kurti do të jetë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Madje, ai në një cicërime në Twitter tha se Kurti ka qenë kundër ideve të dy paraardhësve të Donald Trump – Barack Obama dhe George Bush.

    https://twitter.com/RichardGrenell/status/1303390299079745537

    Këtë konstatim të emisarit amerikan e ka cilësuar të pabazë nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

    Ai tha se nuk mund të thuhet se Albin Kurti ka qenë kundër George Bushit dhe Barack Obamës vetëm pse ai dhe partia e tij e kanë kritikuar Planin e Ahtisaarit dhe Zajednicën – që kanë ndodhur në periudhën respektive të qeverisjes së dy presidentëve amerikanë.

    “A ka një argument qysh Albin Kurti është kundër [Barack] Obamës? [Richard] Grenell nuk e ka asnjë argument. A mund ta gjejë një deklaratë të Albin Kurtit që është kundër Barack Obamës?”, tha mbrëmë Konjufca në Klan Kosova, transmeton Gazeta Insajderi.

    “Vetëvendosja është kundër vegëzave që ia vendos Plani i Ahtisaarit shtetit të Kosovës dhe e kritikon Planin e Ahtisaarit nga ky dimension – zonat eksterritoriale, gjashtë komuna të reja serbe, si dhe e drejtë e vetos në Kushtetutë të Kosovës dhe në Parlament. Këto janë gabim, dhe Vetëvendosja e ka kritikuar”.

    “Tash nëse [Richard] Grenell thotë pse Vetëvendosja i ka këto kritika është kundër [George] Bushit është kot, është palidhje krejt – është keqpërdorim, bile. Qysh Vetevëndosja kundër George Bushit? Çfarë argumenti ki që Vetëvendosja është kundër [George] Bushit”, tha tutje njeriu më i afërt i Kurtit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Lexo edhe: 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark