×
Insajderi

VV-ja e PDK-ja nuk i japin votat për Projekt Kodin Civil

Insajderi
21 October 2020 - 11:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kuvendi po vazhdon punimet me shqyrtimin e parë të Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës.

Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës, para deputetëve është arsyetuar nga ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Ai ka thënë se Kodi Civil do të jetë i strukturuar në 5 libra. Libri i parë “Pjesa e Përgjithshme, libri i dytë “Detyrimet”, libri i tretë “Pronësia dhe të drejtat sendore”, libri i katërt “Familja” dhe libri i pestë “Trashëgimia”.

Në emër të PDK-së, deputeti Abelard Tahiri, ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë dokument dhe ka thënë se në të kanë punuar disa ministra të drejtësisë në të kaluarën. Por ai ka thënë se PDK-ja nuk do ta votojë, derisa kritikuar deputetët e pushtetit për mospjesëmarrje në seanca.

“Ne nuk do ta votojmë pa e parë se mazhoranca i ka 61 deputetë në sallë, sepse sot do të duhej ta kishim pjesëmarrjen e gjithë mazhoranca për një dokument kaq të rëndësishëm. Pra ne sot do të përmbahemi nga votimi dhe do të shohim a do të mund ta kalojë kjo mazhorancë këtë projekt kaq të rëndësishëm”, ka thënë Tahiri.

Në emër të LVV-së, deputeti Alban Hyseni, ka thënë se ata nuk mund të japin përkrahje për draftin aktual të Kodit civil.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark