×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haradinaj tha se nuk do të lejoj futjen e Vuçiqit në Kosovë pa kërkuar falje për krimet e bëra – reagon Daçiq

    Insajderi
    25 November 2020 - 22:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka reaguar pasi Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ia ka bërë me dije presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nuk do ketë leje për futje në Kosovë, derisa shteti i tij të kërkojë falje për krimet e bëra ndaj shqiptarëve.

    Daçiq tha se deklaratat e ministres janë kulmi i vrazhdësisë dhe hipokrizisë.


    “Deklaratat e të ashtuquajturës Ministres e Punëve të Jashtme të Kosovës se presidentit serb Aleksandar Vuçiq do t’i ndalohet të hyjë në Kosovë derisa ai të kërkojë falje për gjenocidin janë kulmi i vrazhdësisë dhe hipokrizisë së Prishtinës”, ka thënë Daçiq për ministren Haradinaj-Stublla.

    Daçiq tha se me ndalimin e hyrjes së Vuçiqit, Kosova shkeli edhe marrëveshjet e Brukselit dhe të Washingtonit, shkruan Tanjug.

    “Kjo nuk është vetëm një shkelje e marrëveshjes së Brukselit, por edhe marrëveshjes së Washingtonit, sipas së cilës Prishtina pranoi që të hyjë në Mini-Shengen, e cila nënkupton lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe kapitalit”, tha ai.

    Pretendimet per HIV, maltretimet e dhuna brenda Burgut te Lipjanit rrefehen dy ish te burgosura

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark