×
  • Lajme
  • Lajme

    AVONET e dërgon në procedurë disiplinore prokurorin Besnik Nuredini

    Insajderi
    30 April 2024 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrjeti i organizatave jo-qeveritare AVONET, ka kërkuar dërgimin e prokurorit Besnik Nuredini në procedurë disiplinore.

    Kjo për shkak që siç thuhet në komunikatën e lëshuar nga AVONET, prokurori Besnik Nuredini, nuk ka ndërmarrë veprime ndaj të dyshuarit që ka kërcënuar Drejtorin Ekzekutiv të AVONET, Kenan Gashi.

    Aty thuhet se mosveprimet e tilla nga ana e përgjegjësve institucionalë ndaj të dyshuarve për kërcënim ndaj pjestarëve të shoqërisë civile po krijon një klimë rreziku për ta.

    Komunikata e plotë:

    𝐊𝐎𝐌𝐔𝐍𝐈𝐊𝐀𝐓𝐄̈ 𝐏𝐄̈𝐑 𝐏𝐔𝐁𝐋𝐈𝐊

    𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐀𝐕𝐎𝐍𝐄𝐓 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐨𝐬 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢 𝐢 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈ 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞

    29 𝑝𝑟𝑖𝑙𝑙 2024

    Bordi drejtues i Rrjetit të organizatave jo-qeveritare AVONET dënon me vendosmëri kërcënimin dhe tentim sulmin ndaj Drejtorit Ekzekutiv të Organizatës sonë, z. Kenan Gashi.

    Ky rast është raportuar menjëherë tek organet kompetente, megjithatë, ende nuk është ndërmarrë veprim nga Prokuroria Themelore e Ferizajt për të zgjidhur situatën. Kërcënimi ndaj z. Gashit vjen nga një person i përfshirë në një proces gjyqësor në mes të AVONET dhe Komunës së Ferizajt dhe një kompanie. Është e rëndësishme të theksohet se ky kërcënim është pasojë e përpjekjeve të shoqërisë civile për të përfaqësuar dhe për të ndihmuar komunitetin, një mision që organizata jonë përpiqet të përmbushë me përkushtim çdo ditë.

    Kërcënime të tilla ndaj aktivistëve të shoqërisë civile nuk mund të tolerohen dhe tregojnë mungesën e respektimit për të drejtat themelore dhe lirinë e shprehjes në shoqërinë tonë, të garantuara në nivel kushtetues.

    Këto mosveprime të prokurorisë janë duke krijuar një precedent tejet të rrezikshëm për shoqërinë civile. Në vend që prokuroria të përcjell një mesazh të fuqishëm ndaj të gjithë atyre individëve që tentojnë të pengojnë dhe rrezikojnë punën e shoqërisë civile, publiku informohet se rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. Në këtë mënyrë prokuroria ju mundëson këtyre personave “imunitet penal”.

    𝐏𝐞̈𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐚𝐫𝐬𝐲𝐞, 𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐀𝐕𝐎𝐍𝐄𝐓, 𝐩𝐞̈𝐫𝐦𝐞𝐬 𝐤𝐞̈𝐬𝐚𝐣 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐤𝐚𝐭𝐞, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧 𝐬𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐪𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞, 𝐤𝐚 𝐮𝐫𝐝𝐡𝐞̈𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐤𝐳𝐞𝐤𝐮𝐭𝐢𝐯𝐢𝐧 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐞̈𝐫𝐠𝐮𝐚𝐫 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐧 𝐞 𝐫𝐚𝐬𝐭𝐢𝐭 𝐳.𝐁𝐞𝐬𝐧𝐢𝐤 𝐍𝐮𝐫𝐞𝐝𝐢𝐧𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐝𝐮𝐫𝐞̈ 𝐝𝐢𝐬𝐢𝐩𝐥𝐢𝐧𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐣𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐤𝐮𝐫𝐨𝐫𝐢𝐚𝐥𝐞.

    Bordi drejtues i AVONET dhe organizatat e shoqërisë civile, të përkushtuar për të përfaqësuar interesat e komunitetit dhe për të luftuar për drejtësi, bëjnë thirrje për një hetim të plotë dhe të drejtë në lidhje me këtë rast dhe kërkon solidaritetin e organizatave jo-qeveritare të tjera të cilat ndajnë të njëjtat vlera që janë të përkushtuara për të mbrojtur të drejtat e njeriut.

    𝐌𝐞 𝐫𝐞𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭,

    𝐒𝐡𝐩𝐞̈𝐭𝐢𝐦 𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐚𝐧𝐢

    𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐢 𝐁𝐨𝐫𝐝𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐞𝐬

    𝐑𝐫𝐣𝐞𝐭𝐢 𝐢 𝐎𝐉𝐐-𝐯𝐞 𝐀𝐕𝐎𝐍𝐄𝐓

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark