×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ish-këshilltari i Thaçit bënë thirrje të dëgjohen deklaratat e Malcolm Simmons

    Insajderi
    26 November 2020 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Adil Behramaj ish-këshilltari i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar nga Parlamenti i Kosovës që të dëgjojë deklaratat e ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Behramaj ka shkruar se do të ishte e shëndetshme për drejtësinë në Kosovë, raporton Gazeta Insajderi.

    “Sa më herët që Parlamenti i Kosovës vendosë ta dëgjojë ish-presidentin e gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, aq më e shëndetshme do të jetë për drejtësinë dhe për vetë misionin e EULEX-it në Kosovë”, ka shkruar Behramaj.

    Ish-gjyqtari i EULEX-it, Malcolm Simmons, u ka dërguar një letër deputetëve të Komisionit për Legjislacion duke kërkuar që të thërrasin atë të raportojë lidhur me informacionet që ka për ndërhyrje në hetime, kërcënime të dëshmitarëve, dhe manipulimeve të trupës gjykuese.

    E të gjitha këto sipas Simmons kishin ndodhur gjatë kohës sa kishte qenë pjesë e EULEX-it.

    Gazeta Insajderi ka siguruar letrën që Simmsone e kishte dërguar me 16 korrik të këtij viti.

    “Më 10 nëntor 2016 u takova me Boris Johnsonin në Prishtinë. Në atë kohë ai ishte Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar. Mes tjerash, ne diskutuam shkurt për Dhomat e Specializuara të Kosovës. A ishte shumë shpërfillës ndaj Dhomave, qartazi duke besuar se ato do të jenë ndërtim politik. Ai i përshkroi Dhomat si “një gjykatë politike që i përkulet vullnetit të Brukselit dhe e mbushur me qëllim lajkatar të BE-së për mbushjen e xhepave të tyre”, thuhet në këtë letër.

    Tutje, në letrën e tij Simmonse thotë se është i gatshëm të deklarohet para Parlamentit të Kosovës për të gjitha çështjet që flet në letër, duke i mbështetur ato edhe me prova.

    “Unë jam i gatshëm të deklarohet para Parlamentit të Kosovës për të gjitha çështjet që kam treguar në letër, duke i mbështetur ato edhe me prova. Unë jam i gatshëm të japë dëshminë time”, thuhet në letrën e tij.

    Ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, ishte shprehur i gatshëm që të vijë në Kosovë për të dëshmuar parregullsi të mëdha të misionit, në veçanti në rastin “Drenica 2”, edhe vite më parë. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark