Prokuroria Themelore në Prishtinë, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar zyrtarin administrativ në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Pejës, A.B, pasi dyshohet se ka marr 48 mijë euro ryshfet.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i ndaluari dyshohet se paratë që i ka marr, i ka ndarë me dy persona tjerë, B.N dhe S.Sh.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, njofton opinionin se, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar personin me inicialet A.B., zyrtar administrativ në Drejtorinë e Bujqësisë në komunën e Pejës, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 të KPRK-së”.
“Personi i lartcekur dyshohet se ka marrë ryshfet në vlerë 48.000.00 € (dyzet e tetë mijë euro) dhe i ka ndarë në mes të të pandehurve B.N., dhe S.Sh. Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Insajderi.org