Insajderi
Lajme

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë ku vdiqën dy persona

Insajderi
29 April 2024 - 16:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për aksidentin në Suharekë ku vdiqën dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj M.G., e dyshuar për aksidentin e së dielës në Shirokë të Suharekës, ku vdiqën dy persona.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin Fitore Mehmeti, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Mehmeti potencoi se M.G dyshohet për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, ju njofton se lidhur me rastin e aksidentit me fatalitet të ndodhur në fshatin Shirokë – Komuna e Suharekës, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë M.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” nga neni 370 paragrafi 9, lidhur me paragrafin 6 dhe 1, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lidhur me rastin, prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit”, konfirmoi ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark