Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë emërimin e tre zëvendësministri gjatë ditës së sotme në tri dikastere.
Përmes një komunikate për media Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se janë emëruar dy zëvendësministre dhe një zëvendësministër, përcjell Gazeta Insajderi.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar dy zëvendësministre dhe një zëvendësministër, të cilëve u ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre. Zëvendësministrat e emëruar janë: Znj. Daulina Osmani, zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Znj. Dafina Gexha- Bunjaku, zëvendësministre e Shëndetësisë, Z. Kreshnik Ahmeti, zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, thuhet në njoftimin e kryeministres.
Deri më tani, me vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, janë emëruar 18 zëvendësministra. /Insajderi.org