×
  • Sport
  • Sport

    Kreu i FFK-së garanton se Superliga evropiane nuk do të realizohet

    Insajderi
    19 April 2021 - 23:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lajmi për formimin e Superligës Evropiane e ka shokuar botën e futbollit. Me iniciativën për krijimin e Superligës Evropiane nga 12 klubet më të fuqishme evropiane, garat evropiane të organizuara nga UEFA kanë marrë një goditje të fortë, raporton Insporti.com

    Përveç emrave të njohur të futbollit që kanë dalë kundër formimit të kësaj Superlige Evropiane, është edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka thënë se kjo Superligë nuk do të krijohet dhe se FFK është në anën e UEFA-s.

    “Kosova është në anën e UEFA’s, kjo Superligë nuk do të arrijë të realizohet”, ka thënë Ademi.

    Vlenë të theksohet, se Ademi ka reaguar për formimin e kësaj Superlige para kryetarit te Federatës angleze, teksa rri i heshtur për kurdisjet që po bëhen në Superligën e Kosovës thuajse për javë.

    Ndryshe, FFK është një ndër Federatat më të dobëta në botë dhe ndonjë mendim nga krerët nuk është se ka peshë të madhe për formimin e kësaj Superlige.

    Këtë Superligë e kanë kundërshtuar ashpër FIFA dhe UEFA që kanë paralajmëruar klubet dhe lojtarët që do të marrin pjesë në këtë kompeticion. /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark