Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 11-të. E drejtuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti qëllimi i kësaj mbledhje ka qenë miratimi i programit qeverisës për vitet 2021-2025.
E në këtë mbledhje Qeveria Kurti 2 ka treguar edhe cilat janë synimet saj, përcjell Gazeta Insajderi.
“Menaxhimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, duke synuar që të minimizohen pasojat në shëndetin publik dhe Lehtësimin e pasojave ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga pandemia, të cilat kërkojnë mobilizimin e potencialit shtetëror”, janë dy prioritet themelore dhe më urgjente të kësaj qeverie. /Insajderi.org