×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    NATO: Dënojmë ashpër kërcënimet kibernetike ndaj sigurisë

    Insajderi
    19 July 2021 - 15:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ne vëzhgojmë me shqetësim kërcënimet në rritje të sigurisë kibernetike të Aleancës, pasi ato janë komplekse, shkatërruese, shtrënguese dhe gjithmonë më të shpeshta, siç tregohet kohët e fundit nga episodet e sulmeve kibernetike të drejtuara kundër infrastrukturave dhe institucioneve tona demokratike, thuhet në një shënim të NATO-s.

    ”Këto akte të dëmshme kompjuterike synojnë të destabilizojnë dhe degradojnë sigurinë euro-atlantike dhe të prishin jetën e qytetarëve tanë”, thuhet në deklaratë.

    “Ne jemi solidarë me të gjithë ata të cilat janë prekur nga aktet e fundit të sulmeve kibernetike, duke përfshirë serverat e Microsoft Exchange. Këto akte minojnë sigurinë, besimin dhe stabilitetin në hapësirën kibernetike”, shtohet në të.

    ”Në përputhje me komunikatën e fundit nga Samiti i Brukselit, ne i ftojmë të gjithë shtetet, përfshirë Kinën, për të përmbushur detyrimet dhe zotimet e tyre dhe për të vepruar me përgjegjësi brenda sistemit ndërkombëtar”, theksoi deklarata.

    Këshilli i Atlantikut të Veriut riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar një dialog konstruktiv me Kinën, bazuar në interesat siç janë kërcënimet kibernetike dhe sfidat e përbashkëta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark