Përfaqësuesja e viktimave në Speciale, Annie Pueess, ka thënë se në Kosovë nuk respektohen viktimat e pretenduara të UÇK-së.
Sipas saj, frika i ka bërë ata që të mbyllin gojën.
“Mjafton të bësh një shëtitje në Kosovë dhe të shohësh statuja për pjesëtarët e UÇK-së, por asnjë nuk kujton viktimat ku anëtarët e UÇK-së kanë qenë kryerës. Në narrativën aktuale është luftë e lavdishme. Kjo në fakt është vetëm një pjesë e historisë”, ka thënë ajo.
Tutje, Puess ka thënë se UÇK-ja ka qenë e detyruar të respektonte ndalimin e torturës, shkruan Insajderi.
“UÇK-ja ka qenë e detyruar të respektonte ndalimin e torturës, krimet janë kryer nga gjitha anët. Rregullat e luftës duhet respektuar nga gjitha palët. Ky gjyq është i rëndësishëm sepse do zbuloj dhe do paraqes disa nga të vërtetat e parehatshme. Ky gjyq nuk ka të bëj me legjitimetin e luftës për pavarësi por me rregullat bazë të njerëzimit. Pika pika mbushet pusi – kjo është çka më tha një nga viktimat, kjo mund të jetë një hap I parë drejt ndryshimit”, deklaroi Pueess.
Ajo theksoi se Kosova mund të ec përpara dhe të rritet vetëm kur të përballet me të vërtetat e së kaluarës. /Insajderi.org