Dita e sotme ka shënuar një numër tragjik lidhur me vdekjet nga Covid-19 në SHBA për vitin 2021.
Sot janë raportuar 2.678 viktima shtesë, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia në vend arriti në 666.618, sipas të dhënave të fundit nga Universiteti “Johns Hopkins”.
Gjithsej 17.135 raste të reja COVID-19, të raportuara gjithashtu në 24 orët e fundit, e çuan totalin kombëtar në 41.536.687.
Ndërkohë, mesatarja javore e vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 1.943, duke shënuar një rritje prej 37 % brenda dy javësh.