×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “S’doja ta lija Tiranën”/Si e bindi Dagz, Einxhel të shkonte në Prishtinë?

    Insajderi
    04 May 2024 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jetesa mes Tiranës dhe Prishtinës për Einxhel pasi lindi Trev nuk ka qenë e lehtë. E ftuar në “Cherry on Top”, ish-banorja e edicionit të parë të “Big Brother Vip” u shpreh se për disa muaj ka qëndruar në Tiranë dhe më pas është zhvendosur në Prishtinë pranë familjarëve të partnerit të saj, Dagz, ndryshim të cilin, Einxhel e konsideron të domosdoshëm për familjen e saj.

    Bora: Nga Tirana u zhvendose në Kosovë për të jetuar atje. Ishte i vështirë për ty ky ndryshim?

    Einxhel: Nuk ishte i vështirë sepse ishte i domosdoshëm. Erdhi një pikë që nuk mbante më ujë pilafi. Trevi kishte lindur, unë isha në Tiranë, Dagz ishte në Kosovë për shkak të angazhimeve të tij të punës. Ai po torturohej vajtje-ardhje, nuk e di sa mund ta ketë bërë brenda javës atë rrugë.

    Bora: Kishte diskutime mes jush se ndoshta mund të zhvendoseshit të dy në Tiranë?

    Einxhel: Nuk ka patur diskutime, edhe pse kur ma ka thënë Dagz brenda BB që të jetojmë në Prishtinë, i kam thënë “unë të vij në Prishtinë, të lej Tiranën? Nuk bëhet llaf”. Por ja ku jam sot dhe kur erdhi momenti as nuk u diskutua fare që Dagz të vinte të jetonte në Tiranë, zgjedhja e duhur ishte vajtja ime në Prishtinë, sepse Dagz e ka të lidhur punën me Prishtinën, me Kosovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark