×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rama takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për të arriturat e FSK-së

    Insajderi
    21 October 2021 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajári.

    Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Rama i uroi gjeneral Kajárit detyrën e re, si dhe e falënderoi për angazhimin e KFOR-it në funksion të sigurisë së përgjithshme në Kosovë.

    Gjeneral Rama, më pastaj e njoftoi gjeneral Kajárin, për të arriturat e përgjithshme të FSK-së, duke shtuar se të gjitha kapacitetet operacionale të FSK-së zhvillohen sipas standardeve të NATO-s, në mënyrë që të jenë të ndërveprueshme me forcat e vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s.

    Nga ana e tij, gjeneral Kajári shprehu vlerësimin e tij për të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe theksoi përkushtimin e KFOR-it, për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të deritashëm me FSK-në, me qëllim të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.

    Të dy gjeneralët shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit sikur edhe deri më tash, me qëllim të rritjes së ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë për ballafaqim me sfidat e përbashkëta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark