Aktori Alec Baldwin aksidentalisht qëlloi për vdekje kinematografen Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza në xhirimet e filmit të tij të ri.
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja, pasi mësohet se aktori e mori armën nga një ndihmës regjisor, i cili i tha se është e sigurt.
Baldwin nuk e dinte se arma mbante plumba të vërtetë. Ajo kishte brenda 5 plumba, ndërsa vetëm njëri ishte i vërtetë, plumb që i mori jetën edhe gruas 42-vjeçare.
Një vajzë 20 vjeçe ishte përgjegjëse për kontrollin e armëve, teksa për vajzën e re kjo ishte puna e parë që bënte, shkruan BBC.
Kujtojmë që aktori që qëlloi aksidentalisht Halyna Hutchins 42 vjeç, ishte nga Ukraina dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike në Rrethin Arktik.