×
  • Sport
  • Sport

    Batatina: Po vuajmë për rezultate vendas si shkak i fushës jo të mirë

    Insajderi
    25 October 2021 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, shkroi se janë duke vuajtur për rezultatet pozitive si vendas, kjo shkaku i fushës në Merdare, transmeton Inspoti.

    Tutje, Batatina tha se së shpejtë do të kthehet atraktivitet në “Zahir Pajaziti”.

    “Edhe pse jemi duke vuajtur për rezultate pozitive si vendas shkaku i fushës jo të mirë në Merdare, së shpejti do të ndjejmë kënaqësinë, lojën e bukur, atraktivitetin dhe rezultatet pozitive së bashku lojtarët, stafi dhe tifozët në fushën “Zahir Pajaziti ARENA”, tha trajneri i Llapit.

    Ndryshe, në stadiumin në Merdare, Llapi nga gjashtë ndeshje të zhvilluar si vendas ka vetëm një fitore, derisa ka humbur tre herë dhe barazuar dy herë.

    //Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark