×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Shqipëria do t’i luajë në Hungari ndeshjet e qershorit

    Insajderi
    29 April 2024 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore para finaleve të Kampionatit Evropian “Euro 2024”, ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit.

    Ashtu siç është bërë e ditur më parë nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), takimi ndaj Lihtenshtejnit do të luhet më 3 qershor, ndërsa ndaj Azerbajxhanit më 7 qershor.

    Ndërkohë është vendosur edhe stadiumi ku do të luhen këto takime si dhe orari i sfidave. FSHF-ja ka gjetur akordin me federatat përkatëse që ndeshjet ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit të zhvillohen në Hungari, në “Haladás Sportkomplexum”.

    Takimi ndaj Lihtenshtejnit do të luhet nga ora 20:00, ndërsa ndaj Azerbajxhanit nga ora 19:00.

    Pas dy sfidave miqësore, në muajin qershor Shqipëria do të nisë edhe rrugëtimin në Evropian.

    Më datë 15 qershor “kuqezinjtë” do të luajnë takimin e parë ndaj Italisë, në orën 21:00, në stadiumin “BVB Stadion Dortmund”. Katër ditë më pas, më datë 19 qershor kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e dytë të Evropianit kundër Kroacisë duke nisur nga ora 15:00, në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg”.

    Ndeshjen e fundit në Grupin B, Shqipëria do ta luajë ndaj Spanjës më datë 24 qershor, në stadiumin “Dusseldorf Arena”, në orën 21:00. /Gazeta Express/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark