Në bazë të disa raportimeve që janë bërë nga tabloidet ndërkombëtare, reperi Freeway ka humbur vajzën e tij 21-vjeçare, Harmony.
Lajmi i hidhur vjen vetëm një vit pas vdekjes së djalit të tij të quajtur, Jihad.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka shpërndarë me fansat në Instagram.
Ylli i “Flipside” shkroi: “Ju premtoj që ajo ishte personi më i ëmbël, më i sjellshëm, më i kujdesshëm dhe më e dashur që unë njoh. Allahu me të vërtetë më bekoi që e solli atë në jetën time. E dua shumë dhe kjo më dhemb shumë”.
“Kjo video u bë në shkurt të këtij viti në ditëlindjen e saj të 21-të. Edhe pse po luftonte kancerin, ajo ishte gjithmonë e lumtur e gjithmonë e buzëqeshur dhe që gjithmonë ma ndriçonte ditën. E vetmja gjë që më ngushëllon është se e di 100% se ajo beson në Allahun dhe ishte një person i mirë. Unë me të vërtetë besoj se ajo ka gjithçka që duhet për të hyrë në parajsë”.
Harmony thuhet se u diagnostikua me kancer në shtator të vitit 2020.
Lajmi i trishtuar i vdekjes së Harmony pason vdekjen e djalit të Freeway, Jihad, i cili vdiq në tetor 2020.