×
  • Lajme
  • Aktuale

    Kosova me kapacitete të pamjaftueshme për ta përballuar variantin Omicron – Ardhja e mërgatës rritë rrezikun e infektimeve

    Insajderi
    01 December 2021 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rreziku që Kosova të preket nga variant i ri i Covd-19, është i madh. Për këtë madje është kërkuar nga mërgimtarët që kanë në planë të vinë në Kosovë për pushime, që të vaksinohen paraprakisht.

    Erdonita Hebibi

    Varianti i ri i Koronavirusit, i njohur me emrin Omicron, po vazhdon të përhapet kudo nëpër botë.

    Ndonëse në Kosovë, për kundër mostrave të testuara ende nuk ka raste të konfirmuara me këtë variant, po bëhet thirrje për kujdes, pasi që shpërndarja me shpejtësi e tij, rrezikon që kapacitetet të jenë të pamjaftueshme.

    Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, një prononcimi për Gazetën Insajderi tha se edhe Kosova është e rrezikuar nga variant i ri.

    Madje, ai shpreson që sikurse në valët e mëparshme të jenë të gatshëm të përballojnë situatën.

    “Edhe Kosova si e mbarë bota është e rrezikuar nga varianti i ri. Sikurse në valët e mëparshme Kosova ka përballuar fluksin e pacientëve duke mos mbetur as një pacient pa ndihmë mjekësore. Të urojmë që edhe valët e mundshme që vijnë t`i përballojmë”, tha Vishaj.

    Ai thekson se ardhja e mërgatës e rrit mundësinë e infektimeve. Vishaj madje pati edhe një apel për ta para se të nisen për Kosovë.

    “Ardhja e mërgatës e rritë mundësinë e rritjes së infektimeve, andaj apelojmë që bashkëatdhetarët që vinë për pushime të vaksinohen”.

    “Me gjasë vaksinat janë efektive edhe ndaj këtij varianti ndonëse të dhënat ende nuk janë komplete”, tha Vishaj.

    Për variantin “Omicron” foli edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Shemsedin Dreshaj i cili njëherit është edhe anëtar i komisionit për shëndetësi.

    Ai përmes një përgjigjie me shkrim për Gazetën Insajderi, tha se edhe Kosova është e rrezikuar nga ky variant. Ai madje thotë se në rast të përhapjes së shpejtë të këtij variant, nuk ka kapacitete të mjaftueshme në klinikat e vendit që të ketë një rehati nëse ka një rrezik të mundshëm.

    Sipas Dreshajt, ardhja e mërgimtarëve do mund të rrezikonte vendin me përhapjen e variantit, vendimet do duhej të merreshin nga trupat këshillues.

    “Nuk ka kapacite të mjaftueshme dhe une mendoj që ka gjasa reale që të rritet numri edhe pas ardhjes së mërgimtarëve, por që për këtë duhet të marrin vendim trupat këshillues”, tha Dreshaj për Insajderin.

    Që nga 26 nëntori Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka njoftuar për variantin e ri të covid-19. “Omicron”, që fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut, ishte “variant shqetësues”.

    Zyrtarët në Afrikën e Jugut kanë thënë se 90 për qind e rasteve të reja janë me këtë variant, që ka numër të madh të mutacioneve.

    Raste me Omicron janë regjistruar edhe Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Belgjika, Danimarka, Botsvana, Izraeli, Australia, Hong Kongu dhe Çekia. Ndërkaq, Austria është duke hetuar raste të dyshuara me këtë variant. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark