Pas humbjes dramatike përballë Interit në finale të Superkupës, Paulo Dybala e sheh dhe më larg rrugëtimin e tij me Zonjën e Vjetër.
Sipas mediave të huaja futbollisti argjentinas nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Juventusin ndonëse drejtuesit bardhezi kanë kërkuar të ulen dhe të bisedojnë për kushtet që kontrata e re mund të përfshijë.
Në një situatë të tillë, 28-vjecari është shprehur se dëshiron të provojë një eksperiencë të re dhe nga kjo mund të përfitojë Interi, i cili është hedhur i tëri në sulm për futbollistin.
Dicka e tillë nuk është aspak cudi të ndodhë, pasi ashtu sikur verën e kaluar transferuan Hakan Calhanoglu nga rivalët e përjetshëm të Milanit, edhe këtë herë, drejtori sportiv Marota mund të bëj gjithçka.
Dybalës i skadon kontrata në fund të sezonit dhe nëse nuk rinovon, kampionët në fuqi të Interit do të hynë në garë për shërbimet e tij.