Pas shkarkimit të Kastratit, ky është drejtori që pritet të zgjedhet - Insajderi
×
Insajderi

Pas shkarkimit të Kastratit, ky është drejtori që pritet të zgjedhet

Insajderi
19 January 2022 - 21:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës sapo ka marrë vendim për shkarkimin e Drejtorit Gjeneral të RTK-së, Ngadhnjim Kastratit.

Në vend të tij, Bordi i RTK-së, do ta emërojë ushtrues detyre të drejtorit, Shkumbin Ahmetxhekajn.

Gazeta Blic ka folur me vetë Ahmetxhekajn, i cili nuk e ka mohuar një gjë të tillë, ani pse ai thotë se ende nuk e ka marrë konfirmimin zyrtar.

”Bordi është ende në mbledhje. Emri im është përmendur, por ende nuk ka diçka zyrtare që më ka ardhur mua me shkrim. Te shohim çka po ndodhë”, tha Ahmetxhekaj për Gazeta Blic.

Në anëm tjetër vendimi për shkarkimin e Kastratit nga drejtori i RTK-së, është marrë pasi që Kastrati nuk ka pranuar të largojë punëtorë nga puna dhe nuk ia kanë aprovuar buxhetin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark