×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Yllit të Manchester United i futen hajdutët në shtëpi – gruaja dhe fëmijët ishin brenda shtëpisë

    Insajderi
    21 January 2022 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shtëpia e mbrojtësit suedez të Manchester United, Victor Lindelof ka qenë cak e disa hajdutëve, transmeton Insporti.com.

    Këtë e ka konfirmuar klubi anglez nëpërmjet një komunikate për shtyp dhe vet gruaja e Lindelofit, Maja,  në rrjetin social Instagram.

    Ajo ka shpjeguar se ka arritur të fshehët së bashku me dy fëmijët e saj, përderisa hajdutët ishin duke e thyer shtëpinë e tyre.

    Megjithatë, e gjithë situata për familjen Lindelof ka kaluar pa ndonjë lëndim dhe tashmë janë kthyer në Suedi për ta kaluar këtë situatë.

    Trajneri gjerman i Djajve të Kuq, Ralf Rangnick e ka konfirmuar se e ka liruar Lindelofin për ndeshjen e nesërme kundër West Ham United në kuadër të Premier Ligës, për shkak të kësaj situate. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark