×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Festë në pandemi, nisin hetimet për kryeministrin britanik

    Insajderi
    25 January 2022 - 13:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nuk kanë të mbaruar telashet për kryeministrin britanik, Boris Johsnon. Kjo sigurisht për faj të tij. Policia britanike ka nisur një hetim për festat e mbajtura në kryeministri gjatë pandemisë koronavirus, në një kohë kur grumbullimet ishin të ndaluara.

    Hetuesia tha se policia po kontrollon për “shkelje të mundshme të rregullave anti-covid” gjatë dy viteve të fundit. Ajo shtoi se policia do ta bëjë punën e saj pa ndonjë frikë apo favor dhe se do të japë përditësime të ndryshme në disa periudha të hetimit.
    Nisja e investigimit vjen pas raportimeve të fundit se kryeministri Johnson festoi datëlindjen e tij në dhomën e mbledhjeve të qeverisë më 19 qershor. Doëning Street nuk mohon mbajtjen e festës, ndërsa thekson se Boris Johnson qëndroi aty për më pak se 10 minuta.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark