×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Sot vazhdon gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Insajderi
    29 April 2024 - 09:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të hënën në Dhomat e Specializuara të Hagës do të vazhdojë procesi gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Seanca pritet të fillojë në orën 09:00 dhe të zgjasë deri në 16:30.

    Ditë më parë në Hagë ka dëshmuar Ramiz Qerizi, dëshmitar i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS). Ai ka thënë se Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së e ka konsideruar si institucion sa ka shërbyer si komandant i Batalionit të Dytë të Brigadës 121 të Zonës së Pashtrikut.

    Ai e përmbylli dëshminë treditore me përgjigjet në pyetjet e trupit gjykues e edhe në kundërpyetjet e prokurorisë e avokatëve në rastin, në të cilin ish-udhëheqësit e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi – gjykohen në Hagë për krime lufte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark